Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bibloteka e Gjuhės shqipe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Bibloteka e Gjuhės shqipe Empty
MesazhTitulli: Bibloteka e Gjuhės shqipe   Bibloteka e Gjuhės shqipe Icon_minitimeTue Sep 04, 2007 11:29 am

"Meshari" i Gjon Buzukut


Eqrem Ēabej, nė
"Meshari" i Gjon Buzukut (1555),
Instituti i historisė e i gjuhėsisė,
Tiranė, 1968


"Ky mė i pari monument i literaturės shqiptare qė dihet gjer mė sot, pat rėnė nė mė se tre shekuj e gjysmė tė harresės e qė pėrshkuar nėpėr peripeti tė shumėllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bė prona e botės shkencore.
Peshkopi i Arbėreshvet tė Siqelisė Imzot Pal Skirņi, gjurmues e studiues i teksteve tė vjetra tė shqipes (1866-1941), qė nė vitet e para tė kėtij shekulli iu vu gjurmimit tė kėsaj vepre nė Biblioteken Vatikane. Kėrkimevet qė u bėnė atje u detyrohet qė mė 1909 u gjet kjo mėnėfund n'atė qendėr studimesh."


Pasthėnia e Mesharit


U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh nuk kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh botėsė sanėh(6) desha dhe u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh zdritunė pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh(Cool.
E u'maa duotėh enbaronj veprėnė teme. Endėh vjetėt MDLIV njėhzet dit endėh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit(9). E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(10) u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih qi tėh jetė maa hi ditėshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojnėh(11) endė e mirė.
Pėrseh nukė ēuditem seh nė paēa fėjyem, kėjo tueh klenėh maa e para vepėr e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom ėmbėh gluhėt tanėh(12). Pėrseh ata qi shtamponjijnėh, kishinėh tė madheh fėdigė e aqė nuk mund e qėllonjinė(13), se fajh tė mos banjinė pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh dyy anėt mėh duhee mer shėrbyem(14).
E tash enfalėh gjithėveh e lutėni Zotnė ende pėr mua.



*) Ky fragment ėshtė marrė nga pasthėnia e veprės sė Buzukut. Nė dallim nga tri dokumentėt e para tė shkruara nė gjuhėn shqipe, qė ishin fjalė, fjali e fragmente tė shkėputura, vepra e Buzukut ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe qė njohim deri sot. Autori gjakovar, Gjon Kazazi, qė e zbuloi i pari mė 1740, kishte kopjuar njė copė rituali e ia dėrgoi nė shenjė nderimi themeluesit tė Seminarit Arbėresh tė Palermos. Mė vonė, peshkopi arbėresh i Sicilisė, Pal Skiroi (1866-1941), e rizbuloi mė 1909 dhe nxori njė fotokopje tė tė gjithė tekstit, bėri njė studim pėr tė, por nuk arriti ta botonte.
Njė botim shkencor tė plotė tė veprės, tė shoqėruar me njė studim pėr gjuhėn e Buzukut, e bėri gjuhėtari ynė i njohur Eqrem Ēabej (1968).

1) Bdek - Benedekt
2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjellė nė mend
3) tė endigluom - qė dėgjohet (kuptohet)
4) ensėh shkruomit shenjtė - prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė
5) ensėh dashunit - prej dashurisė
6) botėsė sanėh - gjindjes, popullit tonė
7) me u fėdigunėh - mundur, lodhur
Cool Nė kėta rreshta bie nė sy jo vetėm qėllimi patriotik, por edhe
thjeshtėsia e sinqeriteti me tė cilėt u drejtohet Buzuku lexuesve.
9) Duke u bazuar nė kėto data (autori shkruan me numra romakė), ėshtė pranuar nga tė gjithė se vepra ėshtė botuar mė 1555, megjithėse autori thotė "Tani unė dua ta pėrfundoj veprėn time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555".
10) fėjyem - gabuar
11) tah trajtonjėh - ta ndreqė, ta rregullojė
Edhe njė herė dukėt thjeshtėsia e autorit kur u kėrkon ndjesė lexuesve pėr ndonjė gabim qė mund tė ketė shpėtuar, dhe u lutet qė ku tė jetė, ta ndreqin.
12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonjė vepėr
tjetėr tė shkruar nė gjuhėn shqipe, prandaj ėshtė i ndrojtur
e nuk ka fort besim nė punėn e tij.
13) nuk mund e qėllonjinė - nuk mund ta qėllonin pa gabime, nuk
mund tė mos e bėnin pa gabime
14) Me kėtė autori do tė shfajsohet para lexuesit pėr gabimet qė
mund tė ketė vepra: se "ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe
fedigė" dhe ai s'mund t'u qėndronte gjithmonė pranė, sepse
mbante njė "klishė" (kishė) dhe i duhej tė shėrbente nė tė dy
anėt.


Mė i vjetri ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagezimit".
Ajo i pėrket vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.
Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut (1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. pėr t'i shmangur ato ai lėshoi njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftrash kur prinderit nuk kishin mundesi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni
" Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė : "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine.
Gjuha e teksit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, c'ka te ben te mendosh se shkrimi i shqipes duhet te kete pasur nje tradite me te vjeter, ku jane mbeshtetur te dy; edhe shkruesi i kesaj formule, edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne nje nga bibliotekat e Milanos, Itali.


Me tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti i dyte i gjuhės shqipe. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497.
Udhėtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga kelni, pėr tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, ne Palestine, udhėtim qė e kreu pėr tre vjet. Ne vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe konkretisht nė Ulqin, Durres e Sazan. Gjate ketij udhetimi per te komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim ne gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė,verė,bukė, mish etj., qė iu deshen udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.
Me pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht nje doreshkrim, i cili u botua me 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė shqipes sė shkruar.
Udhėtari, pėrvec listės sė fjalėve, shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se " Ulqini ėshtė njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl." Pėr Shkodrėn megjithėse kaloi nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durres, e bėri me det, thotė "se ėshtė njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt." Ishullin e Sazanit e pėrshkruan " si nje liman tė mirė deti, ku ka shume anije, ne krahun e majtė tė tė cilit ndodhet nje fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorė" etj.

Gjon Buzuku
(1555)

Meshari - Parathenie

Biografi e autorit



Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare.
Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigje tė plotė. Ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet, e mėsojmė vetėm nga parathėnia e librit dhe gjuha e tekstit.

"u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"

Gjon Buzuku ishte njė prift katolik i Malėsisė sė Mbishkodrės,mendohet tė ketė qėnė nga Kraja.

Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?


Qė nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur.
Mė 1740 atė e zbuloi ne Bibliotekėn e Propaganda Fides, afėr Romės , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, qė ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gėzim pėr kėtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetėn nė Palermo tė cilit i dėrgoi njė faqe.
Libri mendohet tue jetė shtypur nė Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike pėr tingujt nė shqip.
Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje pėr mė tepėr se njė shekull, deri mė 1909, kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi, nė Bibliotekėn e Vatikanit nė Romė, ku gjendet edhe sot.

Mė 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet ne Bibliotekėn Kombėtare Shqiptare ne Tirane.
Me 1968, gjuhėtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprės sė Buzukut tė shoqėruar me studimin pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
Ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Eshtė kjo fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinėn ose faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qėnė ne listėn e atyre librave qė kanė qenė ndaluar.Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo qė ėshtė e gjymtuar.Kjo ndoshta, ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė dy kopje, tė fshehura e tė harruara qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit. Kopja qė gjendet me sa duket ka qėnė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket, e kanė pasur nėpėr duar.


Historia e shkrimit te vepres


Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta.
Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėrrite deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi mė 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtė kjo koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj, nuk del e qartė.
Me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqiptare edhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė nė humanistėt u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės e kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. nė gjuhėn shqipe.


Studime e botime mbi vepren


"Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranė 1968.
Ky eshte botimi i plotė i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.
Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotė dhe me transkriptim.


Permbajtja e vepres



Libri ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orėve dhe Librin e Meshės, prandaj dhe ėshtė quajtur "Meshar"
Eshtė shkruar nė shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore.Pėr disa tinguj tė shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i pėrkasin gjuhes latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorė pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesė qė lexohen e rilexohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare, pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Pėr ilustrim po sjellim njė pjese nga kjo vepėr:
"... Ndė vjetėt 1554 njėzet dit ndė mars zuna nfill, e mbarova ndė vjetėt 1555, ndė kallėnduor 5 ditė. E se pėr fat nė keshė kun mbė ndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, aj qi tė jetė ma i ditėshim se u, ata faj e lus ta trajtojnė ndė e mirė...Pėrse nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepruom ndė gluhėt tanė..."

(... Ne vitin 1554 njėzet ditė tė marsit e fillova dhe e mbarova nė vitin 1555, nė dhjetor 5 ditė. E nė se, pėr fat, do tė kem gabuar kund mė ndonjė vend, unė dua, ku tė jetė gabimi, ai qė tė jetė mė i ditur se unė, atė gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk ēuditem nė paēa gabuar, duke qenė kjo vepėr e parė e fort e vėshtirė pėr t'u punuar nė gjuhėn tonė).

Ne kohėn e protestantizmit nė Europė - kėrkesa kryesore e kesaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetė e kėsaj lėvizje, Buzuku pėr t'u krijuar mundėsi besimtarėve katolikė shqiptarė tė merrnin drejpėrdrejt nė gjuhen amtare shkrimin e shenjtė.
Puna e tij nuk shėrbente vetėm pėr degjimin e kuptimin e pėrmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikėnisje pėr shkrimin e gjuhės. Me veprėn e tij ai mundohet tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim.
Ai shkruan nė pasthenie:

"..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom ( qė tė jetė dėgjuar) nsė shkruomit shenjtė, nse dashunit nsė botėsė, sanė, desha me u dedigunė pėrsa mujta me ditunė, me zbritunė ( me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglonjinė..".

Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njėri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara.
Nė "Meshar" gjendet edhe kjo lutje qė nuk gjendet ne asnje meshar tė botės:

"Gjithė popullsinė e krishtenė ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

Vepra ėshtė dėshmi e njė tradite tė mėparshme shkrimi tė shqipes kishtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi Shqipėria e kanė marrė me vete. Gjuha e veprės e ka bazėn nė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore.

Dialektet e Gjuhes Shqipe

Gjuha shqipe sot flitet ne Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, Dibėr e Madhe, Hot e Grudė etj., si dhe nė Ēamėri (Greqi). Shqip flitet nė Diasporė (kudo nė botė ku jetojnė shqiptarė). Njė shqipe tė vjetėr flasin ende arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė.
Gjuha shqipe ndahet nė dy Dialekte: nė Dialektin e veriut (gegėrishten) dhe nė Dialektin e Jugut (toskėrishten).
Si kufi natyror ndėrmjet kėtyre dy dialekteve merret pėrafėrsisht lumi Shkumbin. nė krahinat qė ndodhen nė tė djethtė tė Shkumbinit flitet dialekti i Veriut (kėtu pėrfshihen edhe tė folmet e Kosovės, tė Dibrės sė Madhe, tė Hotit, tė Grudės etj.). Nė krahinat qė ndodhen nė tė majtė tė Shkumbinit, flitet dialekti i Jugut (nė kėtė dialekt pėrfshihet edhe ēamėrishtja, edhe tė folmet e arbėreshėve tė Greqisė e Italisė).
Dialektet e shqipes janė mjaft tė afėrta me njėri-tjetrin, ndryshimet janė tė tilla qė njė shqiptar i veriut nuk e pengojnė tė merret vesh me njė shqiptar tė jugut tė Shqipėrisė.
Mė shumė ndryshime vėrehen nė fonetikė e nė leksisk, mė pak nė morfologji e shumė nė sintaksė.
Ndryshimet kryesore ndėrmjet dy dialekteve tė shqipes janė:


Dialekti i Veriut

Dialekti i Jugut

Ndryshime ka edhe brenda pėrbrenda njė dialekti, ndėrmjet tė folmeve tė krahinave tė ndryshme. P.sh., e folmja e qyteteve tė Gjirokstrės ndryshon nga e folmja e qytetetit tė Korēės; ose e folmja e qytetit te Elbasanit ndryshon nga e folmja e qytetit tė Shkodrės.



Ā (a hundore)
BĀj, LĀ, NĀNA


ė
bėnj, lė, nėna




--------------------------------------------------------------------------------


é (e hundore)
zémėr, dhén, vénd

ė
zemėr, dhėn, vėnd





--------------------------------------------------------------------------------



ė - e patheksuar nė shumė pozicione:
an, buk, urdhno, kpuc

ruajtja e ė-sė sidomos kur ėshtė nė rrėnjė tė fjalės: anė, bukė, urdhėro, kėpucė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Bibloteka e Gjuhės shqipe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Historia e Shqipėrisė-
Kėrce tek: