Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fobite e yjeve te Hollivudit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Fobite e yjeve te Hollivudit Empty
MesazhTitulli: Fobite e yjeve te Hollivudit   Fobite e yjeve te Hollivudit Icon_minitimeSun Sep 09, 2007 8:55 pm

Nėse Jodie Fosterin e kap frika vetėm nga ideja e hyrjes nė njė dyqan, Johnny Depp ka frikė nga kllounėt, ndėrsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat. Dhe pėr njė njeri qė ka luajtur rolin e James, ky ėshtė vėrtet njė problem. Epo, le tė ngushėllohemi: edhe yjet kanė fobitė dhe frikėrat e tyre dhe duhet tė mėsohen tė jetojnė me to njėsoj si ne, njerėzit e zakonshėm. Kėshtu, nėse Jodie Fosterin e kap frika vetėm nga ideja e hyrjes nė njė dyqan, Johnny Depp ka frikė nga kllounėt, ndėrsa Roger Moore nuk duron dot pistoletat. Dhe pėr njė njeri qė ka luajtur rolin e James, ky ėshtė vėrtet njė problem. “Ka shumė faktorė qė mund tė shkaktojnė fobinė”, - thekson pėr gazetėn e pėrditshme “Daily Express”, profesor Stephen Palmer, drejtor i Qendrės pėr Menaxhimin e Stresit.

“Para sė gjithash, ato mund tė mbarten nga fėmijėria: pėr shembull nėse ke parė nėnėn tėnde tė frikėsuar pėr shkak tė akrepave, tė bėn tė mendosh gjithnjė me frikė pėr kėtė insekt. Por fobitė mund tė shfaqen edhe pas njė periudhe stresi apo zie, qė na bėjnė tė jemi mė nė ankth dhe siklet: zemra nis tė rrahė me shpejtėsi, dhe pa e kuptuar as vetė mund tė pėrballeni me njė ndjesi tė fortė paniku. Ka pastaj disa lloje fobish qė kanė predispozitė gjenetike, veēanėrisht nė raste tė gjakderdhjes apo operacioneve kirurgjikale”. Lajmi i mirė ėshtė se nga frikėrat gjithkush mund tė shėrohet. “Me anė tė terapisė konjitive tė sjelljes, i bind pacientėt e mi se frikėrat e tyre janė irracionale dhe se nė atė moment janė nė duar tė sigurta”, - thotė profesor Palmer. “Nė kėtė moment i nxis tė pėrballen me fobitė e tyre dhe t’i pėrballojnė me sukses ato”.

JODIE FOSTER
Aktorja ka njė frikė tė ēmendur nga pazari: “Hyj nė njė dyqan dhe ndjej se fytyra mė kontraktohet, mė irritohet dhe menjėherė dal jashtė dhe hipi nė makinė”. Sipas psikologut, kjo ėshtė njė sjellje e lidhur ngushtė me natyrėn publike tė personit: “Njė njeri i famshėm, shpesh ndjehet i brishtė nė mes tė shumė njerėzve dhe veēanėrisht nėse vuan nga klaustrofobia, mezi pret tė largohet me shpejtėsi. Nė kėtė rast duhet tė pyesėsh veten nėse kjo ėshtė njė frikė e pakontrolluar, apo nėse rrjedh nga fėmijėria, nga frika e tė shpenzuarit tepėr, apo njė precedent negativ.

BILLY BOB THORNTON
Ish-bashkėshorti i Angelina Jolie ka njė fobi tė vėrtetė ndaj mobilieve tė Luigi XIV, tė praruara e tė zbukuruara me ar. “Kur i shoh pėrpara, nuk mundem tė marr frymė apo tė ha”. Palmer shpjegon: “Kjo duket si njė fobi e ēuditshme, por nuk ėshtė kėshtu. Tė shohėsh disa lloje objektesh mund tė shkaktojė ankth, jo vetėm pėr shkak tė formės, por edhe pėr shkak tė erės sė llakut, pėr shembull, qė nė fakt ėshtė e bezdisshme.

HELEN MIRREN
Mbretėresha e Hollivudit urren telefonin. “Nuk marr askėnd nė telefon, ai mė bėn nervoze. Pėr mua, shpikja e ndonjė makinerie qė pėrgjigjet nė vendin tonė, do tė ishte fantastike”. Sipas psikologut, duhet kuptuar nėse frika ka lidhje me telefonin apo telefonatėn. “Shumė njerėz mund tė kenė fobi sociale dhe pastaj nuk duhet harruar se asnjėherė nuk e dimė kush na telefon, ndaj mund tė kemi frikė edhe nga e panjohura. Sė fundmi, ėshtė frika e marrjes sė njė lajmi tė keq”.

OPRAH WINFREY
Prezantuesja televizive mė e famshme e Amerikės ka siklet ēamēakizat. “Gjyshja ime i ruante ēamēakizat e pėrdorur, ndėrsa unė nuk guxoja t’i prekja, sepse mė shkaktonin siklet”. Sipas mendimit tė ekspertit, kjo lloj frike ka lidhje vetėm me shijen e keqe.

JOHNNY DEPP
Pirati i Karaibeve nuk duron dot kllounėt. “Ka diēka tė trishtueshme dhe djallėzore te ato fytyra tė pikturuara qė mė kujtojnė vdekjen”. Sipas psikologut, ky ėshtė thjesht njė projeksion i gabuar i personit, njė fantazi e tij: “Pėr ta superuar, duhet thjesht ta shohėsh nė sy kllounin pėr tė kuptuar se ē’ėshtė, thjesht njė burrė i veshur me shumė ngjyra pėr tė bėrė tė qeshėsh”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Fobite e yjeve te Hollivudit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia-
Kėrce tek: