Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dhimbja e Kokes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Dhimbja e Kokes Empty
MesazhTitulli: Dhimbja e Kokes   Dhimbja e Kokes Icon_minitimeTue Sep 11, 2007 11:42 am

DHIMBJA E KOKES!

Dhimbja e kokes eshte nje nga dhimbjet me te zakonshme, por edhe nje nga me te nenvleresuarat, madje edhe nga ata qe vuajne prej saj. Rreth 57% te rasteve mjaftohemi duke marre nje analgjezik te pergjithshem, duke gabuar ne trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi te gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes se kokes dhe, si rrjedhoje, eshte e veshtire te gjendet kurimi i duhur. Perpara se te marresh nje tablete, eshte e nevojshme te kuptosh gjithmone se me cfare dhimbjeje ke te besh. Ne kete menyre, do te jesh ne gjendje te nderhysh me ilacin perkates.

Dhimbja e kokės ėshtė njė nga dhimbjet mė tė zakonshme, por edhe njė nga mė tė nėnvlerėsuarat, madje edhe nga ata qė vuajnė prej saj. Rreth 57% tė rasteve mjaftohemi duke marrė njė analgjezik tė pėrgjithshėm, duke gabuar nė trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi tė gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes sė kokės dhe, si rrjedhojė, ėshtė e vėshtirė tė gjendet kurimi i duhur. Pėrpara se tė marrėsh njė tabletė, ėshtė e nevojshme tė kuptosh gjithmonė se me ēfarė dhimbjeje ke tė bėsh. Nė kėtė mėnyrė, do tė jesh nė gjendje tė ndėrhysh me ilaēin pėrkatės. Nė vijim, do tė gjeni njė guidė tė vogėl pėr tė dalluar dhimbjet mė kryesore tė kokės dhe njė listė ilaēesh pėr kurimin e tyre. Dhe, pėr tė kuptuar nėse pilula “juaj” ėshtė ajo e duhura, provoni tė bėni njė test tė vogėl: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili pėrmban katėr pyetje tė thjeshta por shumė themelore, tė pėrgatitura nga njė grup ekspertėsh europianė.

Mes 150 dhimbjeve tė kodifikuara tė kokės, 12 janė format kryesore, nga tė cilat mė tė pėrhapurat janė migrena, cefalea tensive dhe cefalea e pėrqendruar.

Ja mėnyra se si mund t'i dallojmė ato:

Migrena - Njė dhimbje e fortė dhe pulsante qė godet vetėm njė pjesė tė kokės, keqėsohet njėherėsh me mundimet fizike (ndonjėherė mjafton njė lėvizje e thjeshtė e kokės) dhe shoqėrohet me marrje mendsh, tė vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erėra tė veēanta. Kriza e provokuar nga njė zgjerim i tepėrt dhe i papritur i enėve tė gjakut nė kafkė, mund tė zgjasė nga 4-72 orė dhe ka tendencė tė rikthehet. Ata qė janė me fat i lajnė hesapet njė herė nė gjashtė muaj, tė tjerė ēdo muaj dhe madje edhe ēdo javė. Gratė vuajnė mė sė shumti nga njė dhimbje e tillė.

Cefalea e pėrqendruar - Kjo ėshtė forma mė e dhimbshme, por edhe mė e rralla; ajo godet njė nė 1000 vetė, veēanėrisht meshkujt. Ėshtė njė dhimbje qė zgjat pak, nga njė ēerek ore deri nė tre orė, por mund tė jetė e padurueshme. Cefalea e pėrqendruar godet syrin e mollėzat dhe goditjet e saj nuk janė kurrė tė izoluara. Ato shfaqen nė periudha dhe orė fikse: pėr shembull, gjatė ēdo ndryshimi tė stinėve dhe gjithmonė nė mėngjes e nė mbrėmje.

Cefalea tensive - Ky ėshtė “rrethi klasik nė kokė” (njė lloj kaske therėse qė e shtyp kokėn) dhe nuk ėshtė kurrė shumė e fortė. Njė dhimbje e tillė varet nga njė shtrėngim i madh i muskujve tė qafės apo tė shpatullave, qė shkaktohet nga qėndrimi jo i mirė, nga pėrtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janė gjithmonė tė qarta dhe dhimbje tė ndryshme tė kokės mund edhe tė bėhen sė bashku. Atėherė, si mund tė kuptojmė se cilit grup i pėrket dhimbja jonė? Nėse vuani shpesh, sistemi mė i mirė ėshtė tė mbani njė ditar ku mund tė shėnoni numrin e goditjeve, frekuencėn e tyre dhe tipin e dhimbjes. Mė pas, kėtė ditar mund ta ēoni tek njė specialist qė ta shohė dhe tė japė diagnozėn e duhur. Nė rast se dhimbja e kokės ėshtė rastėsore dhe jo edhe aq e fortė, ditari nuk ka ēfarė duhet, por njė kurė ėshtė e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare tė jetė, ēdo dhimbje koke ka ilaēin e saj “lehtėsues”.

Zgjidhja sipas mases:

Ėshtė shumė e rėndėsishme tė ndėrhyhet shpejt, madje nė disa raste edhe pėr tė parandaluar. Njė ndėrhyje e tillė shėrben jo vetėm pėr tė ulur kohėn dhe frekuencėn e dhimbjeve, por edhe pėr tė evituar qė dhimbja tė bėhet kronike. Nėse nuk kurohen, dhimbjet e pėrsėritura tė kokės kanė prirje tė shfaqen sėrish dhe ēdo herė me njė intensitet mė tė madh. Mė poshtė jepen emrat e ilaēeve mė efikase pėr kėto dhimbje:

Pėr lehtėsimin e migrenės dhe cefaleas tensive:
analgjezikėt dhe anti-inflamatorėt - Janė ilaēet mė tė pėrdorura, me tė cilat abuzohet nė shumicėn e rasteve. Ato arrijnė tė bllokojnė ēlirimin e prostaglandinave, tė cilat janė molekulat pėrgjegjėse tė dhimbjes. Mė tė zakonshmit janė paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, qė ėshtė mė efikasja pėr migrenėn, sepse ėshtė edhe ngushtuese e enėve tė gjakut. Megjithatė, kėto lloj tabletash janė tė pėrshtatshme pėr dhimbjet sporadike dhe tė lehta, por jo nė rast se dhimbja e kokės ėshtė e vazhdueshme: nė kėtė rast, ka rrezik tė mbytesh kot sė koti me pilula.

Migrena dhe cefalea e pėrqendruar: triptanėt. Ato janė arma mė e mirė sepse riekuilibrojnė nivelet e serotoninės, neurotransmetuesit qė rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanėt veprojnė nė harkun kohor prej dy orėsh dhe mund tė merren edhe nė momentin kur dhimbja ka filluar. Ilaēe tė tilla kanė njė avantazh tė veēantė: ato nuk luftojnė vetėm dhimbjen, por edhe simptomat e tjera, si marrjen e mendve dhe tė vjellat. Nuk ka triptan mė tė mirė se tė tjerėt. Efikasiteti i tyre varion nga njė pacient tek tjetri. Pėr tė zgjedhur “tė duhurin” duhet tė kontaktojmė me mjekun. Mė i pėrhapuri ėshtė sumatriptani; pėrveē kėtij, nė farmaci mund tė gjenden edhe rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani. Ky i fundit vepron ngadalė, por efekti i tij zgjat mė tepėr, prandaj pėrdoret shpesh edhe pėr parandalimin e dhimbjes.

Cefalea tensive: qetėsuesit. Ilaēe tė vjetra si valiumi, tė marra nė doza tė vogla, mund tė shėrbejnė pėr tė qetėsuar muskujt dhe pėr t'i dhėnė fund dhimbjes.

A ėshtė pilula e duhur?
Zbuloni tė vėrtetėn me anė tė testit...
Pėr tė kuptuar nėse kura qė ndiqni ėshtė mė e pėrshtatshmja, pėrgjigjuni me “po' ose “jo” pyetjeve tė mėposhtme:
• A funksionon ilaēi qė pėrdorni nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė dhimbjeve?
• A tė zhduket dhimbja brenda dy orėve?
• A jeni nė gjendje tė ktheheni nė gjendje normale brenda dy orėve pas marrjes sė ilaēit?
• A ndiheni aq “tė mbrojtur” nga trajtimi qė bėni sa tė mund arrini tė planifikoni aktivitetet tuaja tė pėrditshme?
Nė rast se i jeni pėrgjigjur tri pyetjeve me “po”, atėherė terapia qė po bėni ėshtė e duhura. Pėrkundrazi, nė rast se keni dhėnė dy herė pėrgjigjen “jo”, pilula nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhimbjen tuaj. Nė kėtė rast, ėshtė mė mirė tė drejtohesh tek njė mjek pėr tė pėrcaktuar tipin e dhimbjes sė kokės dhe kurėn pėrkatėse.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Dhimbja e Kokes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: