Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 5 gabimet financiare qė bėjnė femrat e martuara

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

5 gabimet financiare qė bėjnė femrat e martuara Empty
MesazhTitulli: 5 gabimet financiare qė bėjnė femrat e martuara   5 gabimet financiare qė bėjnė femrat e martuara Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:38 am

Ekspertėt tregojnė pesė gabimet e zakonshme financiare qė i bėjnė tė gjitha gratė e martuara. Shoqėruar me to ekspertėt japin edhe disa kėshilla sesi t’i shmangni kėto gabime.
1- Shpenzimi i tepėrt
“Injoranca nuk ėshtė lumturi” thotė Patricia Powell. Shpesh femrat shpenzojnė mė tepėr sesa mund tė fitojnė. Duke mos pėrballuar dot vetė tė gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qėndrojnė nėn pėrgjegjėsinė e bashkėshortėve duke u varur ekonomikisht nga ata. Powell tregon se ajo gjatė kohės qė ishte beqare kishte punėn dhe tė ardhurat e saj. Por ēdo gjė falimentoi pas martesės kur ajo u detyrua tė paguante faturat e shtrenjta tė veshjeve ekstravagante tė bashkėshortit tė saj.
Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Tė dy partnerėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr anėn e tyre ekonomike, duhet tė takohen mė agjentė sigurimi, planifikues financiare dhe avokatė. Kėshtu edhe femrat do tė kujdesen pėr rrogėn e tyre mujore, do tė paraqiten nė banka dhe do tė kenė kartat e tyre tė kreditit.
2- Humbin identitetin e tyre ekonomik
Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeē, u martua para gjashtė vjetėsh, bashkėshorti i saj u tregua i gatshėm qė ai tė kujdesej pėr tė ardhurat financiare tė ēiftit. Dhe ajo e lumtur pranoi. Kėshtu tė gjitha tė ardhurat e tyre, edhe ato bankare u bashkuan. Por pas dy vjetėsh kur ēifti vendosi tė divorcohej, Lundin mėsoi se karta e kreditit tė ēiftit ishte nėn emrin e bashkėshortit tė saj, ndėrsa ajo ishte thjesht njė pėrdoruese e autorizuar. Por pas divorcit ajo nuk mund tė realizonte mė tėrheqjen e parave, dhe vetėm pas pėrpjekjeve tė shumta mundi tė tėrhiqte vetėm sasira tė vogla tė hollash.
Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistėve femrat e martuara duhet tė mbajnė llogari financiare mė vete. Ata rekomandojnė qė njė ēift duhet tė ketė tre llogari bankare: tė gruas, tė burrit dhe tė ēiftit, duke i mbajtur tė ardhurat nė karta tė veēanta krediti.
3- I largohen kujdesit tė tyre vetjak
Numri i shtėpiakeve ėshtė rritur rreth 26 pėr qind nga ai i dekadės sė kaluar, tregojnė statistikat e realizuara. Gjatė kohės qė kėto femra qėndrojnė nė shtėpi me fėmijėt e tyre, ato e reduktojnė mundėsinė pėr tė lėvizur, apo pėr tė punuar. Edhe nė momentin kur ato duan njė punė aftėsitė e tyre kanė ngrirė. Kėshtu ato humbasin pavarėsinė e tyre ekonomike dhe sociale duke qenė gjithnjė e mė tepėr tė ndėrvarura nga bashkėshorti i tyre.
Zgjidhja: Ruajini aftėsitė tuaja tė freskėta
Edhe pse mund tė jeni shtėpiake tė pėrkohshme kujdesuni pėr aftėsitė tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithēka, lexoni, projektoni ide, dhe nė momentin qė ju do tė kėrkoni njė punė do tė keni mbledhur gjithė energjitė e nevojshme.
4- Nuk kujdesem pėr sigurimin tyre
Shumė gra nuk kujdesen pėr tė siguruar pensionin e tyre. Femrat pėr shkak tė natyrės sė tyre kujdesen mė tepėr pėr tė ardhmen e burrave tė tyre sesa pėr tė ardhmen e tyre. Pjesa mė e madhe e meshkujve kujdesen pėr figuracionin e tyre gjatė kohės qė janė nė punė, ndėrsa femrat tė ardhurat e tyre i shpenzojnė pėr gjėra tė ndryshme.
Zgjidhja: Investoni pėr tė ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund tė sjellė surpriza tė ndryshme, kėshtu qė ėshtė mirė qė tė jeni tė pėrgatitur edhe nga ana financiare. Figuracionet tuaja do t’iu nevojiten njė ditė.
5- Pyesin pėr shtėpinė gjatė divorcit
Kur gratė divorcohen nga bashkėshortėt e tyre ato kėrkojnė domosdoshmėrisht kujdestarinė e fėmijėve tė tyre. Por pėr ato gra qė nuk kanė tė ardhurat e tyre financiare, po ashtu edhe shtėpia rezulton nė emrin e burrit, ato gjenden nė mes tė katėr rrugėve. Kėshtu qė pronėsia e shtėpisė bėn pjesė nė kėrkesat e tyre primare.
Zgjidhja: Pajtoni njė kėshillues financiar. Kur femrat janė pranė divorcit ato shpesh kthehen nė egoiste, dhe duan tė shėnojnė sa mė shumė pikė duke pėrfituar nga divorci. Por e rėndėsishme ėshtė qė edhe gjatė martesės femrat tė kėshillohen mė njė financier. Vetėm nė kėtė mėnyrė ato mund tė pėrfitojnė dhe tė analixojnė prioritetet e tyre.

Kultura shqiptare vlerėson mė tepėr meshkujt

Pėr ato femra qė kanė marrėdhėnie seksuale me burra, ka disa elementė qė duhen konsideruar, e qė lidhen me dallimet qė ekzistojnė pėrsa i takon pushtetit qė kanė burrat dhe gratė. Burrat si grup kanė nė shoqėri mė shumė pushtet sesa gratė. Edhe pse ti ndihesh e barabartė me bashkėshortin, tė dashurin, mikun, kolegun, ose bashkėpunėtorin, kultura jonė vlerėson mė shumė meshkujt. Ky superioritet i hamendėsuar, edhe pse partneri yt seksual mund tė mos ndihet aspak superior, luhet nė seks nė rrugėt qė vijojnė: Ti duhet tė bėsh dashuri me tė kur ai tė dojė, pavarėsisht nėse je nė humor pėr kėtė apo jo. Ti je ajo qė duhet tė kujdesesh pėr planifikimin familjar pasi prezervativėt ndėrhyjnė nė kėnaqėsinė e tij, ose nuk duhet t’i pėrdorni fare nėse ai nuk do. Ti duhet tė bėhesh tėrheqėse pėr tė kur ai kthehet nga puna, pavarėsisht se edhe ti ke qenė nė punė, brenda ose jashtė shtėpisė, ose qė tė dyja bashkė.

Pėrkufizimi i kėnaqėsisė seksuale femėrore

Shumė njerėz mėsojnė ta pėrkufizojnė seksin me njė burrė kryesisht me aktin seksual, njė formė e tė bėrit dashuri qė pėrshtatet mirė me orgazmėn dhe kėnaqėsinė mashkullore, por qė nuk u pėrshtatet domosdoshmėrisht femrave. Sipas pėrkufizimeve mashkullore standarde tė gjitha prekjet, lėpirjet, thithjet dhe pėrkėdhelitė qė na ndezin quhen pėrgatitėset e aktit tė madh, aktit seksual. Disa tekste madje i quajnė femrat me ērregullime, ose tė ftohta nėse ato nuk kalojnė nė orgazėm gjatė kryerjes sė aktit. Ky nuk ėshtė njė pėrkufizim femėror i kėnaqėsisė seksuale. Fakti qė me shumė gra abuzohet pėrbėn njė realitet tė hidhur e mizor. Seksi mund tė pėrdoret si armė, si nga burrat, edhe nga gratė. Incestet, pėrdhunimet, ngacmimet seksuale nga shefi, kolegu ose mėsuesi, hyrja me dhunė nė shtėpi, tė gjitha kėto mund tė ndikojnė nė jetėn seksuale. Nėse femrat nuk e provojnė dhunėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, mundėsia mund tė jepet vagėllimthi nga pornografia.

Hormonet dhe tendenca seksuale te femrat

Sipas teorisė sė disa kėrkuesve, trupi mund tė pėrgjigjet nė nivele mė tė larta tė aktivitetit seksual duke prodhuar mė shumė hormone. Studiuesja australiane, Lorraine Dennerstein, ėshtė kujdesur gjithmonė pėr ēėshtje qė lidhen me “fundosjen” e femrave qė bėjnė seks ēdo ditė. Ajo ka zbuluar se nuk ka rėndėsi se nė cilin grup kurimi janė kėto femra, ato nuk shfaqin asnjėherė probleme vaginale. Ekspertė tė tjerė tė seksit kanė zbuluar rezultate tė ngjashme. Sipas ekspertėve ēdo femėr e cila po shkon drejt fazės sė menopauzės duhet tė bėjė ēdo ditė seks, pasi tregon ndikimin pozitiv tek menopauza mbajtja e rregullt e aktivitetit seksual. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se si meshkujt edhe femrat kanė tendencėn tė ndjejnė mė pak dėshirėn pėr seks pas disa vjetėsh. Me kalimin e kohės ata kuptojnė se kanė shumė vėshtirėsi nė arritjen e orgazmės. Shumė ēifte zbulojnė sesi marrėdhėnia rregullohet nėse ata bisedojnė mes tyre pėr pengesat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
5 gabimet financiare qė bėjnė femrat e martuara
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat(Shprehje nga shkrimtaret dhe Filozofet)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: