Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Arkeologjia (shqiptare)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Arkeologjia (shqiptare)   Sun Sep 16, 2007 12:23 am

Arkeologjia

Interesi pėr vlerat arkeologjike tė Shqipėrisė nis qysh nė shek. XIX kur studjues tė gjeografisė historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit tė tė dhėnave
nga burimet antike.
Kėshtu ėshtė i pari qė viziton Shqipėrinė francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grčce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shėtitja qė bėri nė Shqipėrinė e Jugut deri nė Apoloni, botoi njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė rėnojave tė objekteve arkeologjike qė i ranė nė sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Mė vonė arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipėrinė dhe nė studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrėsin e Apoloninė (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macčdoine, Paris 1876). Nė fillim tė shek. XX vizitoi Apoloninė dhe rrethinat e Vlorės balkanologu C. Patsch. Ai ėshtė i pari qė zbuloi qytetin e Amantias dhe mė pas botoi njė studim tė hollėsishėm mbi antikitetet qė pa nė Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatė Luftės sė parė botėrore erdhėn nė Shqipėri arkeologėt austriakė C. Praschniker e A. Schober tė cilėt filluan kėrkimet nga veriu i Shqipėrisė nė drejtim tė jugut dhe i kushtuan vėmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Mė 1924 njė mision arkeologjik francez, nėn drejtimin e Leon Rey, fillon gėrmimet sistematike nė Apoloni, tė cilat vazhduan deri mė 1938 dhe rezultatet u botuan nė revistėn Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, nė 6 vėllime). Njė mision tjetėr arkeologjik italian mė 1926 filloi gėrmimet nė qytetin antik tė Foinikes dhe mė vonė nė Butrint. Nė fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e mė pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vėll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).
Pas Luftės sė dytė botėrore deri mė 1990 kėrkimet e studimet arkeologjike u bėnė nga arkeologė shqiptarė. Mė 1948 u krijua nė Tiranė Muzeu Arkeologjik-Etnografik, mė pas u krijua Sektori shkencor i kėrkimeve arkeologjike, nga i cili mė 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe mė 1991 Instituti i Arkeologjisė. Gjatė kėtyre viteve veē muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik nė Muzeun Historik Kombėtar, u ngritėn edhe muze tė profilit arkeologjik nė Durrės, Apoloni, Butrint dhe Korēė, tė cilėt ruajnė objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 pėrbėjnė njė etapė tė re pėr arkeologjinė shqiptare, atė tė bashkėpunimit me arkeologė tė huaj. Janė realizuar ose vazhdojnė veprimtarinė projekti shqiptaro-grek nė Butrint, projekti shqiptaro-amerikan nė Shpellėn e Konispolit (Sarandė) dhe nė zonėn Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez nė Apoloni dhe nė vendbanimin prehistorik tė Sovjanit (Korēė) dhe projekti shqiptaro-anglez nė Butrint. Gjatė vitit 2000 janė duke u hartuar edhe projekte tė tjera pėr kėrkime nė Durrės, Bylis e qendra tė tjera arkeologjike.
Rezultatet e kėrkimeve, gėrmimeve e studimeve arkeologjike, mėse njėqindvjeēare, tė bėra nė Shqipėri, mund t'i pėrmblidhnim nė :

Nė fushėn e prehistorisė. Gjurmėt mė tė hershme tė banimit tė territorit tė Shqipėrisė janė zbuluar nė Xarė (Sarandė) dhe nė Gajtan (Shkodėr) tė cilat i takojnė epokės sė paleolitit (rreth 100.000 vjet mė parė). Periudhės sė paleolitit tė vonė (30.000-10.000) vjet, i takojnė njė numėr mė i madh vendbanimesh (Xarė, Konispol, Shėn Marinė, Kryegjatė, Rrėzė Dajti, Gajtan etj) tė cilat mbulojnė gjithė territorin e Shqipėrisė sė sotme.
Gjatė epokės sė neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonė ka qenė shumė mė i banuar, gjė qė e dėshmojnė me dhjetra vendbanime tė zbuluara, tė cilat kanė qenė ngritur nė fusha pjellore, nė taraca lumore dhe nė shpella. Banesat e tyre ishin kasolle tė thjeshta tė lyera dhe tė shtruara me baltė. Nė Dunavec e Maliq janė zbuluar banesa tė ngritura mbi hunj (palafite) tė cilat kėrkonin njė teknikė tė lartė tė ndėrtimit tė banesave. Por nė jetėn e banorėve neolitikė vend qendror zinte bujqėsia dhe blegtoria si edhe pėrgatitja e prodhimi i enėve prej balte. Nga fundi i epokės neolitike mjeshtrat e punimit tė poēarisė arrijnė tė prodhojnė jo vetėm enė cilėsore e me forma tė shumėllojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlerė tė veēantė kanė disa enė tė pikturuara tė gjetura nė Dunavec, Cakran e Maliq I tė cilat janė tė importuara nga kulturat e Diminit nė Thesali (Greqi). Ato janė dėshmitė e para tė kėmbimit midis trevave tė vendit tonė me qytetėrimet mė tė pėrparuara tė Europės Jug-Lindore tė epokės neolitike.
Nė fillim tė epokės sė metaleve (mijėvjeēari i tretė p.e.s.) nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme si rezultat i dyndjes sė popujve baritor, indoevropian, tė ardhur nga lindja. Njė shfaqie e re ishte kulti i varrimit nė tuma (Pazhok tė Elbasanit, Barēė tė Korēės, Piskovė tė Pėrmetit etj). Ky rit varrimi nė tuma do tė pėrdoret pa ndėrprerje gjatė tėrė epokės sė bronzit dhe do tė bėhet karakteristik pėr popullsinė ilire tė epokės sė hekurit.
Nga fundi i mijėvjeēarit tė dytė dhe gjatė tėrė gjysmės sė parė tė mijėvjeēarit tė parė p.e.s., ilirėt fillojnė dhe i vendosin vendbanimet e tyre nė kodra tė ngritura me pozicion dominues mbi zonėn pėrreth, dhe gradualisht (i pėrforcojnė) i rrethojnė me mure tė fuqishme (Gajtan-Shkodėr, Tren-Korēė, Kalivo-Sarandė etj).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Arkeologjia (shqiptare)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika Shoqerore :: Gjeografi-
Kėrce tek: