Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE Empty
MesazhTitulli: HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE   HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE Icon_minitimeTue Sep 04, 2007 11:39 am

Nga Iliria deri te Bizanti



Pėr banorėt e lashtė tė Ballkanit dhe pėr gjuhėt qė flisnin kemi relativisht pak tė dhėna. Pėrveē njė numri shumė tė vogėl mbishkrimesh tė shkurtra, si dokumente gjuhėsore pėr ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetėm emra njerėzish dhe vendesh tė pėrmendur sidomos nga autorė tė lashtė grekė e latinė, qė zakonisht nuk qenė fort tė interesuar pėr popujt e tjerė. Megjithatė, nga ē'mbetet prej kėtyre gjuhėve, kemi mundėsi tė arrijmė nė pėrfundimin se ato qenė indoevropiane, pra edhe tė lidhura, ndonėse larg e larg, me gjuhėt latine, greke, gjermanike, sllave, baltike, kelte e kėshtu me radhė.


Atdheu fillestar i shqiptarėve pranohet pėrgjithėsisht tė kenė qenė malet e Shqipėrisė, dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Shqipėrisė veriore. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq larg sa t'i vendosė ata nė fillim nė rrethin e Matit(1). Se deri ku kishin vajtur ata nė vijėn bregdetare, mbetet ende njė ēėshtje e diskutueshme.

Por ē'duam tė nėnkuptojmė kėtu me atdhe fillestar e madje, me shqiptar? Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit janė bėrė mjaft studime pėr tė ashtuquajturėn etnogjenezė tė shqiptarėve, njė obsesion i kuptueshėm ky, sidomos ndėr vetė shqiptarėt, pėr tė hetuar rrėnjėt dhe prejardhjen. Me gjithė ekzistencėn e disa dėshmive gjuhėsore e arkeologjike, shumėēka mbetet pėr t'u hamendėsuar. Ajo ēka dimė pak a shumė me siguri ėshtė se nė lashtėsi Shqipėria ishte atdheu i ilirėve, njė konglomerat fisesh indo-evropiane qė nė fillim migruan drejt Ballkanit nga Evropa qendrore nė fund tė epokės sė bronzit (rreth shekujve tė dymbėdhjetė dhe trembėdhjetė para erės sonė) dhe zunė bregdetin e Adriatikut. Vitet e fundit, nė pėrpjekjet e tyre pėr identitet e njohje, pėr shqiptarėt ėshtė bėrė njėfarė doktrine e dogmė ta quajnė veten pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve tė lashtė. Si shenjė e kėsaj vazhdimėsie, fėmijėve shqiptarė, kur lindin, u vihen emra ilirė. Ndonėse pa dyshim kemi njė element subjektivizmi, nuk ka kurrfarė dėshmish qė shqiptarėt tė jenė tė ardhur nė atdheun e tyre tė sotėm nga gjetiu. Prandaj mund tė supozojmė se trungu ilir pėrbėn njė element bazė tė qenies sė tyre. Nė trojet qė janė sot Shqipėria nuk kanė qenė vetėm ilirėt. Kolonitė e para greke u shfaqėn nė gjysmėn jugore tė vendit nė fund tė shekullit tė shtatė para erės sonė.

Durrėsi (greqisht: Dyrrhakhion ose Epidamnos) u themelua prej kolonėsh nga Korfuzi dhe Korinti mė 627 para erės sonė, kurse Apolonia, tani Pojan pranė Fierit nė skajin jugor tė fushės sė Myzeqesė, u themelua nė vitin 588 para erės sonė. Kėto koloni greke, ndonėse vetėm brenda territorit tė bregdetit, patėn njė ndikim tė fortė kulturor nė vend. Gjatė periudhės nga shekulli i pestė deri nė tė tretin para erės sonė, ilirėt ngritėn shtetet e tyre pėrgjatė Adriatikut, derisa ranė pre e pushtimit romak. Ndėr udhėheqėsit ilirė pėrmenden: Agroni (sundoi nė vitet 250-231 para erės sonė), mbret i Shkodrės, dhe mbretėresha Teuta (sundoi nė vitet 230-228 para Krishtit), qė mbretėroi nė Lezhė (lat. Lissus). Romakėt, qė pėrherė e mė tepėr po shqetėsoheshin nga piratėria e ilirėve, e pushtuan krejt mbretėrinė e Ilirisė nga viti 230 deri 168 para erės sonė, dhe kėshtu siguruan rrugėt e tyre tregtare pėr nė lindje. Nė vitin 168 para erės sonė, me humbjen e Gentit, mbreti i fundit ilir i Shkodrės i cili sundoi nė vitet 181-168 para erės sonė, krejt Iliria ra nėn sundimin romak dhe u

__________________________________________________ _______________


1 kr. nė veēanti studimet e Shtatmylerit: Stadtmüller 1942c & 1950.
__________________________________________________ _______________


pėrfshi nė provincėn e Maqedonisė, tė themeluar nė vitin 148 para erės sonė. Via Egnatia(2), rruga tokėsore midis Romės dhe Bizantit, kalonte nė zemėr tė Shqipėrisė, nga Durrėsi (lat. Dyrrachium) nė bregdet pėrgjatė lumit Shkumbin pranė Elbasanit (lat. Scampa) deri nė liqenin e Ohrit. Nė kohėn e Perandorisė Romake i gjithė Ballkani iu nėnshtrua ndikimit tė fortė kulturor e gjuhėsor tė latinishtes, e cila gjatė pesė shekujve zėvendėsoi gjuhėt vendėse tė gadishullit. Nėn Jul dhe August Cezarin, ngulimet e Scodra-s, Dyrrachium-it, Byllis-it dhe Buthrotum-it fituan statusin coloniae, kurse Lissus-i u bė municipium sipas ligjit romak. Me imigrimin e vazhdueshėm tė legjionarėve, tregtarėve dhe kolonėve romakė drejt provincave tė Ballkanit, qendra qytetare si kėto qenė tė parat qė pėrqafuan latinishten si mjeti mė i volitshėm i komunikimit, nė fillim pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut e mė pas nė brendėsi. Me kalimin e kohės, edhe vendbanimet fshatare u romanizuan deri aty sa edhe nomadėt dhe fiset mė tė thella malėsore e ndien ndikimin e kulturės dhe gjuhės sė re. Deri nė rėnien e Perandorisė Romake, shumica e banorėve tė Ballkanit nė tė vėrtetė flisnin dialekte krahinore tė latinishtes vulgare, tė ashtuquajturėn latinishte ballkanike, ndonėse mendohet se trakishtja, pėr shembull, flitej ende nė disa zona deri nė shekullin e gjashtė tė erės sė re. Rajonet e fundit qė iu nėnshtruan kėtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore tė thella e tė paarritshme tė Shqipėrisė veriore. Edhe pse latinishtja po e shpėrbėnte thelbin e gjuhės apo gjuhėve vendėse nė kėtė rajon, dhe tashmė kishte ēarė e hyrė nė fjalorin dhe strukturėn e tyre, ajo nuk kishte mundur tė shpėrbėnte shqipen e vjetėr (do tė pėrdorim kėtė term pasi na mungon njė mė i mirė) nė mėnyrė aq tė plotė sa ē'kishte mundur ta bėnte me gjuhėn paralatine tė protorumunėve.


Kur Perandoria Romake u riorganizua nėn perandorin Dioklecian (sundoi nė vitet 284-305 tė erės sonė) mė 297 tė erės sonė, Ilirisė i takoi tė shkojė me lindjen dhe, me ndarjen pėrfundimtare nė Perandori Lindore e nė Perandori Perėndimore nė vitin 395 tė erės sė re, vendi hyri pėrfundimisht nė sferėn politike e kulturore tė Perandorisė Bizantine Lindore. Nė shekujt e mėvonėshėm, Shqipėria u pushtua e u plaēkit nga njė radhė fisesh shetitėse: Hunėt nė shekullin e katėrt, Visigotėt nė vitet 380 dhe 395-401 tė erės sė re, Ostrogotėt nė vitin 459, Vandalėt nė vitin 467, si dhe nga Avarėt, Bullgarėt dhe Sllavėt. Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu nė fillim tė shekullit tė gjashtė qė do tė ndryshonte rrugėn e historisė shqiptare. Depėrtimet e para sllave ndodhėn nė vitet 548 dhe 587 tė erės sė re, dhe aty nga fillimi i shekullit tė shtatė, kultura grekobizantine nė Shqipėri pothuaj kishte pushuar sė qeni pėr njė farė kohe. Njė nga efektet e ngulimeve sllave nė Ballkanin jugperėndimor ishte shpėtimi i gjuhės vendėse nga romanizimi i plotė, cilado tė ishte ajo.

Me qė gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhėsor tė latinishtes dhe e ndėrpreu menjėherė procesin e romanizimit, shqipja e vjetėr u ngurtėsua nė atė gjendje qė nga shumė gjuhėtarė quhet si gjendje gjysmėromanizimi. Ndėrsa fiset sllave populluan tokat bujqėsore tė fushave dhe luginave tė Ballkanit qendror, banorėt vendės tė pjesės mė tė madhe tė gadishullit, d.m.th. folės tė latinishtes ballkanike apo tė gjuhės protorumune, u shtynė brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. Pikėrisht me pesė shekuj pasues tė kontaktit midis shqipes sė vjetėr dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumė tipare gjuhėsore tė pėrbashkėta sidomos nė leksik e nė morfologji, qė kanė shqipja dhe rumanishtja. Kolonizimi sllav i Shqipėrisė, qė pėrfundoi deri nė shekullin e tetė, shpuri gjithashtu nė kontakte tė forta gjuhėsore sllavo-shqiptare. Nė fund tė shekullit tė dhjetė, perandoria e madhe bullgare ra nė dorė tė grekėve bizantinė, duke u dhėnė mundėsi barinjve rumunė e shqiptarė pėr hapėsira tė reja. Fiset rumune migruan si nga veriu nė drejtim tė verilindjes dhe veriperėndimit tė Ballkanit ashtu dhe nga jugu pėr nė malet e Pindit, ku shumė folės arumunė hasen edhe sot. Shqiptarėt nga ana e tyre, filluan

__________________________________________________ _______________

2 kr. Tafel 1842 dhe O'Sullivan 1972.
__________________________________________________ _______________


tė zbresin nga tokat malore e tė zgjerohen nė shekujt e njėmbėdhjetė e tė dymbėdhjetė, sė pari duke marrė plotėsisht nė zotėrim bregdetin verior e qendror tė Shqipėrisė, dhe mė tej nė shekullin e trembėdhjetė duke u shtrirė nė jug drejt asaj qė tani quhet Shqipėri jugore dhe Maqedoni perėndimore. Nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė ata migruan madje edhe mė nė jug brenda Greqisė, nė fillim nė Epir, Thesali (1320), Akarnani dhe Etoli. Sė andejmi ata vazhduan nė drejtim tė lindjes nė Beoti (1350) dhe Atikė, ku mė 1382 sundimtarėt katalonjas tė rajonit u dhanė leje pėr t'u ngulitur aty e pėr tė punuar tokat, si dhe nė drejtim tė jugut nėpėr gjirin e Korintit brenda nė More (Peloponez). Manuel Kantakuzeni i Mistrės (sundoi mė 1348-1380) i ftoi kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė krahinat pak tė populluara tė Arkadisė dhe Lakonisė e tė shėrbenin si mercenarė kundėr principatave franke nė jug. Mė 1402 dhe 1425, edhe venedikasit, sundimtarė tė Negropontit tė Eubesė (Evisė) i nxitėn kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė Eubenė e jugut(3). Deri aty nga mesi i shekullit tė pesėmbėdhjetė, qė shėnon mbarimin e kėtij procesi kolonizimi, shqiptarėt ishin ngulur nė mbi gjysmėn e Greqisė(4) dhe nė numėr aq tė madh saqė, nė shumė zona, ata pėrbėnin vėrtet shumicėn e popullsisė. Vetėm nga mesi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė gjuha shqipe nisi t'i lėshojė udhė greqishtes. Konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) raportonte mė 1854 se "nė ishujt Hidhra, Spece, Poros dhe Salaminė, shqiptarėt kanė ngulime aq kompakte etnikisht, saqė gjatė luftės greke pėr ēlirim nuk kishte fare gra qė ta kuptonin greqishten"(5). Megjithatė kjo gjuhė nė kėta ishuj tani ėshtė zhdukur, ajo ende mund tė dėgjohet nė shumė fshatra tė Beotisė, Eubesė sė jugut, Atikės dhe gjetkė.

Nga mesi i shekullit tė njėmbėdhjetė Perandoria Bizantine, sė cilės i pėrkiste Shqipėria, sa vinte e po rrezikohej mė tepėr. Normanėt, nėn Rober Giskar dė Otvil-in (Robert Guiscard de Hauteville, 1016-1085), vunė nė zotėrim territoret e fundit bizantine nė Italinė jugore dhe mė 1081 kapėrcyen Adriatikun pėr tė pushtuar Durrėsin dhe Shqipėrinė qendrore. Ndonėse njė vit mė pas forcat bizantine ia dolėn tė rimarrin Durrėsin, Lindja dhe Perėndimi do tė vazhdonin tė haheshin pėr Shqipėrinė nė shekujt e mėvonėshėm. Pas plaēkitjes sė Konstantinopojės gjatė Kryqėzatės sė Katėrt mė 1204, venedikasit vunė nėn zotėrim Durrėsin (1205). Nė lindje dhe verilindje tė territoreve venedikase nė Shqipėri lindi shteti i parė autonom shqiptar nėn princin Progon, shteti Arbanon, i cili jetoi nga viti 1190 deri mė 1216. Mė 1269, Karli Anzhuin (Charles d'Anjou, 1226-1285) zbarkoi nė Vlorė dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae (mbret i Shqipėrisė).

Nė fillim tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, pjesa mė e madhe e Shqipėrisė u pushtua nga serbėt, nėn sundimin e tė cilėve ajo mbeti deri nė vdekjen e Stefan Dushanit tė Madh mė 1355. Mė pas vendi u coptua nė njė numėr tė madh dinastish feudale: Topiajt, Balshajt dhe Dukagjinėt nė veri tė vendit, kurse Muzakajt dhe Shpatajt nė jug. Nga mbėrritja e sllavėve nė Shqipėri e deri nė pushtimin turk nė shekullin e pesėmbėdhjetė shqiptarėt jetuan, siē u tha mė sipėr, nė kontakt tė ngushtė me fqinjėt e tyre sllavė, popuj kėta qė vinin tė dy nėn ndikimin nė rritje tė kulturės bizantine. Mund tė flitet vėrtet pėr njė simbiozė sllavo-shqiptare anembanė pjesės mė tė madhe tė vendit, nė tė cilin shqiptarėt malėsorė e, padyshim, nė njė masė tė madhe nomadė, ndodheshin nėn kėrcėnimin e pėrhershėm tė asimilimit etnik. Gjatė Mesjetės, nė qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkėsi shqiptare pėr t'u pėrmendur. Durrėsi banohej nga venedikas, grekė, ēifutė dhe sllavė; Shkodra nga venedikas dhe sllavė, kurse Vlora nga grekė bizantinė. Emrat e lumenjve nė kėtė vend, njė tregues ky kurdoherė i mirė i strukturės sė ngulimeve, janė nė njė masė befasuese

__________________________________________________ _______________

3 kr. F. W. Hasluck, 1908-1909.

4 kr. Stadtmüller 1950, f. 206 sq.

5 kr. Hahn 1854, f. 223.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Puthjeve
» Historia e letersise shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: