Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI Empty
MesazhTitulli: LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI   LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI Icon_minitimeTue Sep 04, 2007 11:41 am

Traditat humaniste tė Rilindjes evropiane



Shqiptarėt u kishin dhėnė ndihmesėn e tyre modeste letėrsisė dhe kulturės perėndimore shumė kohė mė parė se ndokujt t'i kishte vajtur mendja qė ta pėrdorte shqipen pėr tė shkruar. Afėrsia me Italinė, djepi i qytetėrimit evropian, dha mundėsi qė mjaft prej tyre tė pėrfitonin drejtpėrdrejt nga kultura humaniste plot jetė e Rilindjes evropiane dhe tė merrnin pjesė nė tė. Nė transmetimin e kėsaj kulture ndėrmjetės ishte Republika e Shėn Markut, Venediku.


Me fillimin e shekullit tė pesėmbėdhjetė, fuqia politike e ekonomike plot dinamikė e 'Serenissima-s' e kishte shndėrruar Adriatikun nė njė liqen venedikas dhe kishte pėrhapur kulturėn e idetė e Rilindjes evropiane nėpėr bregdetin dalmat e deri nė Shqipėri. Ndonėse Shqipėria vetė mbetej njė vend malor i ashpėr e i thyer, siē kishte qenė gjithmonė, si dhe pėr shkaqe historike, politike e ekonomike nuk do tė zhvillonte njė kulturė qytetėse tė lulėzuar si ajo nė Dubrovnik (Ragusa), Shibenik (Sebenico), Split (Spalato), Trogir (Trał) dhe Zadar (Zara) sipėr nė veri tė bregdetit dalmat, njė numėr shqiptarėsh qė jetonin nė Itali, do tė linin gjurmėt e tyre nė kulturėn latine tė Rilindjes evropiane. Shumė nga kėto figura qenė pasardhėsit
e asimiluar tė refugjatėve nga Shqipėria veriore katolike, qė kishin ikur nga vendi gjatė pushtimit turk e ishin vendosur nė fillim nė territoret e 'Serenissima-s', pjesa mė e madhe nė stabilimenti brenda dhe pėrreth Venedikut. Nė historinė e letėrsisė shqiptare kėto figura pėrgjithėsisht pėrmenden si "humanistė shqiptarė"(1). Megjithatė, qė nė fillim, duhet tė themi se pėr arsye historike ėshtė mjaft e vėshtirė tė pėrcaktohet se kush apo ēfarė ėshtė shqiptare nė shekullin e pesėmbėdhjetė e, pėr rrjedhojė, prejardhja e saktė etnike e kėtyre figurave mbetet deri diku e hamendėt.


Gjon Gazulli(2) (1400-1465), i njohur nė lat. si Johannes Gazulus (Gazoli) dhe nė serbo- kroatisht si Ivan Gazuliƒ, ka qenė astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare, qė studioi nė Padovė dhe jetoi nė Dubrovnik, ku dha mėsime filozofie, matematike e astronomie
dhe iu pėrkushtua shpikjes sė instrumenteve astronomike. Astronomi dhe matematikani bashkėkohės gjerman Johanes Myler (Johannes Müller, 1436-1476), i njohur edhe si Regiomontanus, e pėrmend nė veprėn e vetė. Gazulli gjithashtu kryesoi njė numėr misionesh diplomatike nė shėrbim tė Dubrovnikut e Venedikut dhe ishte aleat i heroit kombėtar shqiptar Skėnderbeut (1405-1468).

Historiani Marin Barleti(3) (rreth 1450-1512), i njohur nė lat. si Marinus Barletius, mendohet tė ketė lindur nė Shkodėr, ku ai pėrjetoi nga afėr rrethimin e dytė tė qytetit nga turqit
mė 1478. Kur Shkodra mė nė fund ra, Barleti, si shumė bashkatdhetarė, iku nė Itali e u vendos
nė Venedik e mė pas nė Romė. Atje ra nė kontakt me kulturėn dhe idetė e Rilindjes italiane, tė cilat e frymėzuan pėr tė dokumentuar historinė e turbullt tė Shqipėrisė gjatė pushtimit turk dhe qėndresėn kombėtare tė saj nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Barleti ėshtė autor i tri veprave nė

__________________________________________________ _______________

1 kr. Prenushi 1981, dhe Pipa 1991b.

2 kr. Prenushi 1981, f. 34-59, dhe Dranēolli 1984.

3 kr. Pall 1938, dhe Shuteriqi 1979a, f. 44-85.
__________________________________________________ _______________


gjuhėn latine: De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrės); Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Romė, rreth 1508-1510 (Historia e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut, princit tė Epirit); dhe Compendium vitarum summorum pontificium et imperatorum romanorum usque ad Marcellum II, Romė 1555 (Pėrmbledhje e jetės sė papėve dhe perandorėve romakė deri te Marceli II).

'Historia e Skėnderbeut' e Barletit ėshtė lexuar e pėrkthyer gjerėsisht nė shekujt e gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė(4) dhe pėrbėn pėr ne njė burim themelor tė dhėnash mbi Shqipėrinė e shekullit tė pesėmbėdhjetė. I ndikuar fort nė stil e nė mendim nga historianėt romakė, sidomos nga Livi (vitet 59 para erės sonė - 17 tė erės sonė), Barleti e frymėzoi lexuesin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, pikėrisht kur turqit ishin nė portat e Vjenės mė 1529 dhe qė pėrherė e mė shumė po e zinte ankthi i mundėsisė sė njė pushtimi turk tė Evropės Perėndimore. Barleti gjithashtu hodhi themelet e asaj ēka vetėm mund tė quhet kult i Skėnderbeut pėr shqiptarėt brenda vendit dhe nė diasporė, duke shprehur njė nderim tė thellė, pothuajse si shenjtor pėr heroin kombėtar shqiptar, si simbol dhe thelb i qėndresės ndaj sundimit tė huaj.

Njė poet latin i Rilindjes evropiane pėr tė cilin ėshtė thėnė se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli(5) (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur nė latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga njė familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rėnies sė Konstantinopojės. Familja e tij iku nė Raguzė (Dubrovnik), ku qė nė vogėli, ndjeu sė pari ndikimin e qytetėrimit tė Rilindjes italiane. Mė 1470 ai i hyri njė karriere ushtarake dhe shėrbeu dhjetė vjet si ushtar energjik i fatit nė vise tė ndryshme tė Italisė. Mė 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) nė Firence dhe mė 1495 u martua me poeteshėn Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonėse martesa nuk zgjati shumė. Neaera, sė cilės ai i drejtonte vargjet e tij katuliane tė dashurisė, duket se ka qenė personifikimi kolektiv i shumė marrėdhėnieve pasionante. Maruli ėshtė autor i katėr librave me epigrame latine, mjaft prej tyre tė mbrujtura me njė notė melankolie, si dhe i katėr librave me 'himne pėr natyrėn', nė tė cilėt ai, me njė stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike tė natyrės. Maruli, pėr tė cilin Sandro Botiēeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lėnė njė portret klasik rilindės, u mbyt aksidentalisht nė lumin Cecina mė 11 prill 1500.

Leonik Tomeu(6) (Leonicus Thomeus, 1456-1531), i njohur nė italishte si Niccolņ Leonico Tomeo, lindi nė Venedik nga njė familje prej Durrėsi. Ai studioi letėrsi klasike dhe filozofi nė Firence dhe u bė profesor i filozofisė nė Padovė, ku thuhet se i ka dhėnė mėsim, mes tė tjerėve, edhe Kopernikut. Mė pas u vendos nė Venedik dhe dha mėsim nė Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarėve). Tomeu qe njė dijetar i shquar klasik, i ēmuar mjaft nga Erazmi, dhe pėrktheu veprat e Aristotelit e tė filozofėve tė tjerė tė Greqisė sė Lashtė.

Njė tjetėr dijetar latin me prejardhje arvanitase pa dyshim ishte Maksim Greku(7) (rreth1480-1556), i njohur edhe me emrat Michael Trivolis, Maksim Hagioriti, nė shqipe Maksim ose Mihal Artioti, dhe nė italishte Massimo d'Arta. Ai pati lindur nė Artė, njė qytet nė Epir i populluar mjaft nga shqiptarė, dhe studioi latinisht, greqisht, filozofi dhe teologji nė Ferrarė, Firence dhe Padovė. Rreth dhjetė vjet ai jetoi si murg nė Malin Atos dhe mė 1518 u thirr nė

__________________________________________________ _________________

4 Pėr pėrkthimet e para kr. Petrovitch 1881/1967.

5 kr. Bruns 1893, Sainati 1919, vėll. 1, ff. 69-161, Zakythenos 1928, Croce 1945, vėll. 2, f. 267-380, Perosa 1951, dhe Prenushi 1981, f. 60-76.

6 kr. Prenushi 1981, f. 117-130.

7 kr. Denissoff 1943, A. I. Ivanov 1969, dhe Prenushi 1981 f. 149-164. Veprat e tij janė botuar nė rusisht, kr. Maksim Grek 1894-1897.
__________________________________________________ _________________


oborrin e Vasilit III (sundoi 1505-1533) nė Moskė pėr tė pėrgatitur pėrkthimet sllave tė teksteve liturgjike greke. Maksim Greku luajti njė rol tė madh nė ringjalljen e kishės ortodokse ruse, duke bėrė tė njohur nė Rusi arritjet e filologjisė dhe tė studiuesve bizantinė. Ai ėshtė autori i mė se 150 veprave, ndėr to traktate filozofike, teologjike e gramatike, predikime morale dhe pėrkthime.


Marin Beēikemi(Cool (Marinus Becichemus Scodrensis, 1468-1526), i njohur nė italishte Marino Becichemi, ishte nga Shkodra dhe qe mėsues nė Dubrovnik e nė Breshie para se tė bėhej profesor i retorikės nė Universitetin e Padovės. Ai ėshtė autor i njė numri veprash latinisht, ndėr to njė panegjirikė qė merret me rrethimet e vendlindjes sė tij, Shkodrės, mė 1474 dhe 1478.
'Humanistėt shqiptarė' tė pėrmendur mė sipėr, shkrimtarė dhe mendimtarė tė shekujve tė pesėmbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė, patėn pak rėndėsi tė drejtpėrdrejtė pėr lindjen e letėrsisė shqiptare. Ata ishin produkt i kulturės humaniste tė Rilindjes italiane dhe, me talentin e tyre, dhanė ndihmesė nė zhvillimin e kėsaj ringjalljeje tė madhe kulturore, qė do tė kishte njė ndikim tė tillė mbi qytetėrimin evropian. Duke pėrdorur latinishten si gjuhė universale tė shkollės, shkencės dhe artit, ata nuk patėn lidhje tė tjera me Shqipėrinė pėrveē atyre tė krijuara ndoshta nga rrėnjėt e tyre etnike.
Megjithatė, pikėrisht nė kėtė periudhė energjia krijuese e intelektualėve shqiptarė brenda dhe jashtė vendit filloi pėr herė tė parė tė kanalizohej drejt pėrdorimit tė gjuhės sė tyre pėr tė shkruar. Njė letėrsi e re ishte nė prag tė agimit tė saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e letersise shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: